Situatë e pazakonshme, tollovi e madhe e krijuar dhe konfrontim mes lojtarëve dhe stafit ka ndodhur në objektet e stadiumit Old Trafford pas fitores së Manchester Cityt ndaj Manchester Unitedit në derbin e zjarrtë lokal.
Shtrëngimi i duarve mes dy trajnerëve, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola, në përfundim të derbit të Mançesterit, situate nuk ka qenë aspak e qetë në dhomat e zhveshjes dhe tunelin e stadiumit.
Mediet angleze, Daily Mail dhe The Telegraph raportojnë se rreth 20 futbollistë dhe staf i të dyja skuadrave janë përfshirë në një sherr masiv, duke goditur njëri-tjetrin me shishe uji, qumësht dhe shkelma.
Këto mediume theksojnë se shkak i rritjes dhe degjenerimit të tensionit, ka qenë festa e tepruar e futbollistëve të Cityt, veçanërisht e portierit Ederson, për fitoren në shtëpinë e Manchester Unitedit.
Pas festës së lojtarëve të Cityt ishte Mourinho ai i cili u irritua dhe reagoi duke iu thënë ta ndalin festën se po bënin zhurmë.
Aty erdhi edhe konfrontimi mes tij dhe lojtarëve të Cityt, duke bërë që të krijohet një tollovi e madhe ku pati edhe të lënduar.
Sipas mediumeve angleze, nga incidentet, raportohet se ka mbetur i dëmtuar edhe ndihmësi i Guardiolas, Mikel Arteta, që ka marrë goditje nga disa shishe uji, ku thuhet se u godit nga Romelu Lukaku.
Për të qetësuar situatën dhe për të kthyer normalitet në tunelin e stadiumit dhe teshatoret e skuadrave reagoi sigurimi i Old Trafford. /Telegrafi/