Site icon Telegrafi

Përleshje masive në një kafene në Posushje të BeH – muzika vazhdon, derisa grushtet “shkëmbehen” gjithandej, përplasja vazhdoi edhe jashtë lokalit

Natën mes të shtunës dhe të premtes ka ndodhur një përleshje masive në një lokal në qendër të Posushja, Bosnjë dhe Hercegovinë, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, thyerje të këmbës dhe tronditje të trurit, ndërsa disa persona janë lënduar lehtë.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, edhe pse banorët që jetojnë pranë objektit janë ankuar prej vitesh për muzikën e lartë dhe zhurmat në orët e vona dhe kanë dorëzuar raporte me shkrim dhe gojore në polici dhe shërbime të tjera komunale, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim.

Por në njërën nga netët, pas një denoncimi telefonik në policinë e qytetit, rreth orës 00:50, ka pasur një përleshje në lokal.

Më pas në vendngjarje kanë dalë pjesëtarë të policisë dhe kanë konstatuar një numër të madh të mysafirëve përballë lokalit në rrugë.

Siç është bërë e ditur më tej, bëhet fjalë për tre vëllezërit që janë larguar me mjetin tip Mercedes, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë pronari i kafenesë.

Ndërkohë janë publikuar pamje që thuhet se tregojnë përleshjen masive – grushtet që vijnë nga në të gjitha drejtimet dhe muzika në sfond që vazhdon, si dhe më pas jashtë përleshjen që vazhdon edhe jashtë lokalit. /Telegrafi/

Exit mobile version