Telegrafi

Përleshen anglezët e francezët (Video)

Forcat e sigurisë në Evropianin e Francës nuk po gjejnë qetësi. Në rrugët e vendit transalpinë kanë parë sërish skenat e përleshjeve mes tifozëve dhe këtë radhë bëhet fjalë për ata anglezë.

Ngjarja më e fundit ndodhi në pasditen e së dielës në Lion ku huliganë anglezë u përplasën me tifozët francezë, transmeton Tch.

Në pamjet e regjistruara nga tifozë të ndryshëm, shfaqeshin skenat e dhunës ku tifozët nuk hezitonin të hidhnin në drejtim të njëri-tjetrit nga shishet e deri të karriget e klubeve e lokaleve ku ata ndodheshin.

https://www.youtube.com/watch?v=9Oq-14Gyuxc