Erling Haaland është padyshim sensacioni më i ri në futboll, pasi në çdo ndeshje që luan – vëmendja është tek ai.
Sulmuesi norvegjez tashmë ka arritur t’u rrëmbejë zemrën shumë tifozëve me lojën që bënë, por edhe me veprimet e tij.
Borussia Dortmundi pësoi humbje 3-1 ndaj Bayern Munichut në Superkupën e Gjermanisë, por edhe pse i dëshpëruar, Haaland ndau kohë për përkrahësit e tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari kishte parë një pankartë nga një fans i tij i vogël që po i kërkonte fanellën.
Me një mbishkrim në gjuhën norvegjeze, Haaland nuk hezitoi që pa përballjes të shkonte dhe t’i ofronte tifozit fanellën e tij, me gjithë dëshpërimin që nuk ia doli të fitonte trofeun. /Telegrafi/
Haaland making dreams come true 💛 pic.twitter.com/R2u2A6WKXB
— ESPN FC (@ESPNFC) August 17, 2021