Drita i ka dhënë fund aventurës evropiane, pasi është eliminuar në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.
Kampioni në fuqi i Kosovës pësoi disfatë nga klubi polak Legia e Varshavës me rezultat 2-0.
Përkundër eliminimit, Drita luajti mirë, por që u vërejt përvoja në anën e polakëve.
Megjithatë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se është krenar me futbollistët e tij.
“Jam krenar me ekipin tim. Ne kemi arritur deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës”.
“Është suksesi më i madh për futbollin kosovar. Jemi takuar me një ekip të fortë si Legia. Ne kemi humbur, por unë jam i lumtur me qasjen e lojtarëve të mi”, ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.
Arritja e Dritës në raundin e tretë është historike, pasi asnjë skuadër kosovare nuk kishte arritur deri në këtë rang garash në Evropë. /Telegrafi/