Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, janë planifikuar një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe kulturore nga data 21 deri më 24 mars.
Aktivitetet fillojnë më 21 mars me krosin “Rruga e Lirisë” dhe programe kulturore në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Më 22 mars, në Pejë do të zhvillohet turniri ndërkombëtar i boksit “Epopeja e Dukagjinit”.
Kulmi i aktiviteteve do të jetë më 24 mars, me homazhe në Gllogjan, manifestimin qendror të Epopesë së Dukagjinit dhe një program artistik te Kulla e Haradinajve.
Organizatorët ftojnë qytetarët të marrin pjesë për të nderuar sakrificën për lirinë e Kosovës./Telegrafi/