Në 27-vjetorin e Betejës së Çirezit dhe Likoshanit janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e kësa beteje, të rënë heroikisht më 28 shkurt 1998.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryesuesen e Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu, të zgjedhurit e popullit, drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit Komunal, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë dhe shumë qytetarë, dje kanë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve dhe Martirëve në Likoshan, në nderim të sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës, shkruan Telegrafi.
“Pas homazheve përkujtimore, janë zhvilluar edhe vizitat në familjet e dëshmorëve dhe martirëve, para të cilave është shprehur respekti i lartë për kontributin e tyre, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të lirisë! Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për Kosovën!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/