Site icon Telegrafi

Përkujtohen 15 maturantët e Komunës së Malishevës që humbën jetën tragjikisht në vitin 2004 në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka përkujtuar 15 maturantët e komunës që humbën jetën tragjikisht më 14 tetor 2004, në një aksident të rëndë autobusi në Fushë Arrëz, Shqipëri.

“Qytetarët e Malishevës dhe populli shqiptar përjetuan një nga tragjeditë më të mëdha pas luftës, kur autobusi me maturantët tanë, të cilët po ktheheshin pas një ekskursioni në Shqipëri, u aksidentua dhe humbi jetën 15 të rinj,” tha Kastrati.

Në përkujtim të kësaj dite të dhimbshme, Kastrati, bashkë me familjarët e viktimave, përfaqësues të stafit arsimor dhe disa maturantë të asaj gjenerate, zhvilluan homazhe në vendin e ngjarjes në Fushë Arrëz, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjithashtu, në nder të kësaj ngjarjeje, u organizua një Akademi Përkujtimore dhe, në bashkëpunim me Gjimnazin “Hamdi Berisha”, u bënë homazhe në “Lëndinën e Lotëve” në Malishevë, ku prehen trupat e 15 maturantëve.

“Qofshin të paharruara kujtimet për 15 maturantët tanë,” përfundoi Kastrati.

Exit mobile version