Që në fillim të shtatzënisë, shtimi i hormoneve femërore në gjak shkakton një rritje të vëllimit të gjëndrës së qumështit: gjinjtë janë të tendosur dhe dhembin, rrjeti venoz ngjyrë blu bëhet i dukshëm përmes lëkurës.
Pigmentimi i gjinjve tuaj gjithashtu mund të theksohet nën efektin e hormoneve. Me kalimin e muajve, gjoksi juaj do të vazhdoj të rrumbullakoset deri sa të arrij vëllimin maksimal disa ditë pas lindjes, gjatë ardhjes së qumështit.
Veprimet e duhura që duhen ndjekur
Gjinjtë nuk kanë asnjë muskul: mbajtja e mirë e tyre varet, pra, kryesisht nga tonusi i lëkurës. Për ta ruajtur sa më mirë, zgjidhni sjelljet e duhura që në fillim të shtatzanisë deri në lindje ose deri në fund të ushqyerjes me gji:
▪ Mbani gjithmonë sutjena në përshtatje me përmasat e gjinjve, me mbajtje të mirë dhe të pajisura me rripa të gjerë. Nëse gjinjtë janë të rëndë dhe dhembin, ju mund t’i mbani recipetat kur flini, për t’ju lehtësuar.
▪ Çdo ditë, masazhojini gjinjtë duke kryer lëvizje rrethore nga jashtë brenda, me një produkt përkujdesjeje të formuluar në mënyrë specifike për gjoksin e grave shtatzëna. Kjo do të ndihmojë për të qetësuar tensionin në gjoks, për të ruajtur elasticitetin e lëkurës dhe për të parandaluar lëshimin e lëkurës.
Për të zhvilluar muskujt e gjoksit që gjenden nën gjoks dhe ndihmojnë për ta mbajtur gjoksin, kryeni rregullisht ushtrimet në vijim:
▪Arrëthyesja: me pëllëmbën përballë pëllëmbës, me bërrylat në lartësinë e shpatullave, shtrëngoni duke thithur ajrin. Mbajeni 3 sekonda pastaj lëshojeni duke nxjerrë ajrin. Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë.
▪ “X-U”: thoni “iks” duke e ekzagjeruar. Thithni ajrin; thoni “Y” duke nxjerrë buzët dhe nxirreni ajrin. Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë.
Më në fund, përpiquni të kufizoni shtimin në peshë për të shmangur një rritje shumë të madhe të vëllimit të gjinjve tuaj. /Telegrafi/