Site icon Telegrafi

Përkeqësohet gjendja me pandeminë, Bosnja regjistron 48 të vdekur shkaku i coronavirusit

Autoritetet boshnjake kanë publikuar të dhënat e fundit rreth gjendjes me pandeminë.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 1,251 njerëz të infektuar u raportuan në 24 orët e fundit gjersa ka pasur 4,681 testime.

Gjithashtu është bërë e ditur se 48 njerëz vdiqën, sipas instituteve të njësive, raporton klix.ba.

Një ditë më parë, të hënën, u raportuan 393 infeksione të reja me coronavirus dhe u testuan 2,218 mostra. Tridhjetë e tetë njerëz që ishin diagnostikuar më parë me virusin kanë nderuar jetë.

Për fundjavën, numrat ishin gjithashtu më të ulët se sot, kështu që ekziston një supozim se shumë të infektuar u futën vonë sot. /Telegrafi/

Exit mobile version