Korridori i eklipsit të vjeshtës është një periudhë shumë mistike dhe do zgjasë nga data 14 deri më 28 tetor, por astrologët paralajmërojnë se periudha e pafavorshme ka filluar pak më herët
Megjithatë, vetëm një shenjë e horoskopit do ta kthejë në anën e saj këtë periudhë të keqe, ndaj çdo gjë do t’i shkojë mirë. Suksesi do të jetë në anën e tyre, kështu që rezultatet e mira do të vazhdojnë të vijnë.
Por gjëja më e rëndësishme është që ai do të jetë me fat në dashuri. Me fat janë pjesëtarët e shenjës së Demit.
Pra, ju pjesëtarë të shenjës së Demit, do të keni një mundësi të rrallë për të arritur një qëllim të rëndësishëm jetësor, transmeton Telegrafi.
Është e mundur që t’ju ndodhë ajo që nuk mund ta imagjinoni as në ëndrrat tuaja më të çmendura.
Pra suksesi do ta shoqërojë Demin në të gjitha fushat e jetës. Në dashuri do ketë surpriza të papritura. Por astrologët këshillojnë që të mos bëni biseda serioze me partnerin.
Sidoqoftë, nuk ka nevojë të merrni vendime fatale në këtë moment.
Emocionaliteti i tepërt mund ta kthejë një bisedë të thjeshtë në një konflikt të vërtetë. Shmangni tonet e ngritura dhe përpiquni të mos e impononi pozicionin tuaj.
Respektoni lirinë tuaj dhe kufijtë personalë të të dashurit tuaj.
Nëse më parë keni pasur një grindje me një të dashur, do të keni mundësinë të ndryshoni gjithçka. Marrëdhënia juaj do kalojë një provë të rëndësishme. Fati do të japë një mundësi për të korrigjuar gabimet e së kaluarës.
Për sa u përket shenjave të tjera të zodiakut, mos u ndalni tek ato negative. Thjesht duhet të besoni në pikat tuaja të forta dhe të ecni përpara me besim. Nuk ka nevojë të kërkoni negativitet në gjithçka dhe të keni frikë nga veprimet. Sigurisht, trupat qiellorë kanë një ndikim tek ne, por nuk është aq domethënës sa të kontrollojmë plotësisht jetën tonë.
Ju duhet të dëgjoni zemrën tuaj dhe të mos keni frikë nga veprimet. Mos shmangni komunikimin dhe takimin me njerëz të rinj, kjo do t’ju ndihmojë ta shihni jetën tuaj nga një këndvështrim tjetër. /Telegrafi/