Telegrafi

Periudha e “mjaltit” zgjat 5-7 vjet

Disa prej nesh, ndahen përfundimisht nga partneri, me shpresën se mund ta jetojnë ëndrrën e marrëdhënies së përsosur me një njeri-tjetër.

Disa të tjerë e lënë veten të pushtohen nga gjendja apatike që shkakton kriza, duke bllokuar kështu ‘rritjen’ e marrëdhënies dhe kalimin e saj në stadet e tjera të ciklit të saj.

Të tjerë zgjedhin të ç’mitizojnë marrëdhënien e tyre dhe të pranojnë njëri tjetrin me gjithë virtytet dhe ‘defektet’ që mbart secili. Sigurisht që kjo e fundit, kërkon aftësi të mira auto-analize, që me ndershmëri vënë para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lënë mënjanë idealizmat.

Për të bërë pa hile dhe truke këtë analizë, duhet të tregojmë përkujdesjen dhe impenjimin për marrëdhënien duke parë më të mirën e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimitetin e ëmbël të jetës në çift, duke ndarë bashkë dhimbjet dhe frikët e njëri-tjetrit, duke qenë totalisht të hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre të “gjysmës sonë të ëmbël”. /Telegrafi/