Kombëtarja e Kroacisë ka gjetur golin e barazimit në ndeshjen finale të Kupës së Botës ndaj Francës.
Është anësori i Interit, Ivan Perisic, i cili ka shënuar një gol të bukur për të barazuar 1-1.
Goli i Perisicit erdhi pas asistimit të Domagoj Vidas.
Ky gol u shënua në minutën e 28-të të ndeshjes. /Telegrafi/