Ka shumë pyetje rreth seksit që femrat asnjëherë nuk do t’ua dinë përgjigjet sepse kanë turp t’i bëjnë ato pyetje.
Temat si masturbimi, ‘zhurmat e çuditshme’ gjatë seksit dhe partnerët mashkullorë që e aktrojnë orgazmën mund të jenë të turpshme për t’u diskutuar, transmeton Telegrafi.
Prandaj, ekspertët e seksit kanë vendosur t’iu përgjigjen disa prej këtyre pyetjeve në mënyrë që t’i hiqni dilemat një herë e përgjithmonë.
1. “A është normale që partneri i aktron orgazmat?” Përgjigja: PO!
Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se 30 për qind e meshkujve të Amerikës veriore kanë pranuar se e kanë aktruar orgazmën ndonjëherë.
Ekspertët e seksit tregojnë se arsyet që i nxisin meshkujt ta aktrojnë orgazmën janë të njëjta me ato të femrave.
Pra, aftësia për të përjetuar orgazëm mund të ndikohet nga alkooli, lodhja, stresi dhe nga disa medikamente.
Thënë më thjeshtë, jo domosdoshmërish seksi ka qenë i keq!
2. “A është normale që më shumë më pëlqen seksi anal sesa ai vagjinal?” Përgjigja: PO!
Ndoshta mund t’ju duket befasuese, por ka shumë femra të cilave iu pëlqen më shumë seksi anal sesa vagjinal – në fakt, ato përjetojnë më shumë orgazma sesa femrat të cilat nuk e praktikojnë këtë lloj seksit.
Kjo për shkak se ajo pjesë e trupit është e mbushur me nerva të ndjeshëm të cilat sigurojnë orgazëm madhështore.
3. “A është normale që vagjina ime liron ‘zhurma’?” Përgjigja: PO
Zhurmat e papritura, ndonjëherë ngjasojnë me gazrat e zakonshëm, janë normale dhe ndonjëherë edhe të pashmangshme gjatë seksit vagjinal.
Kjo ndodh për shkak se ajri futet në vagjinë gjatë seksit dhe nxirret ‘dhunshëm’ gjatë seksit ose ndryshimit të pozicioneve, e kjo e shkakton zhurmën.
Prandaj, nuk keni nevojë të turpëroheni apo brengoseni për këtë! /Telegrafi/