Telegrafi

Përgjigja qesharake nga Ten Hag, kur pyetet prej tifozit të United nëse po e transferojnë Mbappen dhe Bellinghamin

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag pati përgjigjen perfekte kur disa fëmijë e pyetën nëse klubi po nënshkruante me Kylian Mbappen dhe Jude Bellingham.

Djajtë e Kuq janë lidhur me një lëvizje për mesfushorin anglez – krahas gjigantëve të tjerë evropianë. Megjithatë, një lëvizje për francezin duket shumë më pak e mundshme sesa një marrëveshje me të parin.

Por, kjo nuk e ndaloi një fëmijë që të pyeste, ndërsa Ten Hag ndaloi për të nënshkruar autografe dhe për të bërë fotografi gjatë rrugës për në Carrington: “A mendon se do të nënshkruash me Jude Bellingham?”.

Ten Hag filloi t’i përgjigjej: “Dua, por” dhe para se holandezi të përfundonte fjalinë e tij, tifozi e ndërpreu: “Apo Mbappen?”.

Dhe holandezi nuk pati kohë as t’i përgjigjej pjesës së dytë të pyetjes përpara se një fans tjetër të shtonte mendimin e tij: “a mund t’i marrësh të dy?”. Më në fund strategu mundi të përgjigjej: “Ah, a keni ndonjë qindarkë për mua?”.

Turma e mbledhur qeshi, para se njëri të thoshte: “Ne do t’ju gjejmë paratë. Ju vetëm vazhdoni të bëni atë që po bëni, ne do t’i gjejmë paratë”.

United është aktualisht në treg për një sulmues, pasi ka humbur Cristiano Ronaldon pas intervistës së tij me Piers Morgan në nëntor.

Djajtë e Kuq janë lidhur me Wout Weghorst – i cili duket se do të transferohet në Old Trafford si huazim nga Burnley. /Telegrafi/