Site icon Telegrafi

Përgjigja e Leverkusenit për thashethemet e largimit të Xabi Alonsos

Bayer Leverkusen është në një pozicion stabiliteti për sa i përket vazhdimësisë së Xabi Alonsos si trajner për sezonin e ardhshëm, pavarësisht se klube si Liverpool dhe Bayern Munich kanë shfaqur interesim për spanjollin.

Pavarësisht zërave, Leverkusen mbetet i qetë dhe beson se Alonso do të qëndrojë me ta edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndikimi i tij shtrihet në formimin e skuadrës për sezonin 2024/2025, gjë që tregon një përkushtim solid nga ana e trajnerit spanjoll ndaj projektit të Leverkusenit, i cili ka rikuperuar konkurrencën në një kohë rekord pasi u kufizua me pozicionet e vitit të kaluar.

Lexo po ashtu A po ndodh vërtet largimi i Kloppit nga Liverpooli apo "alarm i rrejshëm"?

Leverkusen ka Xabi Alonson si një pjesë themelore të projektit të tyre, të mbështetur nga një kontratë që zgjat deri në vitin 2026, tani duhet të shihet nëse ai do ta përmbushë atë plotësisht ose nëse, përkundrazi, do të vendosë t’i japë fund kohës së tij në Bundesliga për të nisur një aventurë të madhe me pesë herë kampionin evropian.

Bayern Munichu do të shkojë me të gjitha focat për të, pasi nuk janë asapk të bindur nga Thomas Tuchel që ka shprehur publikisht dëshirën e tij që të shkojë në Spanjë.

Në anën tjetër, Liverpooli do të jetë pa trajner në fund të këtij sezoni, pasi Jurgen Klopp ka bërë të ditur se ka nevojë për pushim. /Telegrafi/

Exit mobile version