Site icon Telegrafi

Përgjegjësi për projekte në UEFA vizitoi FFK-në

Thierry Favre përgjegjës për projekte në UEFA (Head of UEFA HatTrick), ka vizituar FFK-në dhe ka uruar kryetarin Fadil Vokrri për akomodimin në zyrat e reja, duke i dëshiruar suksese në futbollin e Kosovës dhe që viti 2017 të jetë edhe më i frytshëm shkruan GazetaOlle.com

Po ashtu Favre ka premtuar se ndihma dhe përkrahja e UEFA –s nuk do të mungojë as në të ardhmen.

Nga ana e tij kryetari Fadil Vokrri duke i dëshiruar mirëseardhje Favre e ka falënderuar për mbështetjen që ai vet dhe UEFA i kanë dhënë FFK-së në të gjitha periudhat.

Falë kësaj mbështetje FFK-ja sot është shumë më mirë dhe mund të funksionojë normal dhe të planifikojë realisht objektivat e saj në zhvillimin e futbollit të Kosovës.

Exit mobile version