Nëntori do të sjellë vështirësi në jetën e përditshme dhe komunikimin nga të gjitha shenjat e horoskopit – sipas interpretimit të astrologëve, por ata pretendojnë se tri shenja do t’i përjetojnë problemet më të mëdha në muajin e ardhshëm.
Zbuloni se cilat janë shenjat dhe mësoni se çfarë ju pret dhe si ta kapërceni periudhën e tensionuar:
Akrepi
Atyre u rekomandohet të dëgjojnë intuitën dhe të përpiqen të mos reagojnë me dhunë. Ata kanë një periudhë sfiduese përpara dhe gjithçka do të testohet. Këshillohen të jenë shumë të kujdesshëm, sepse ka mundësi që të bëjnë një gabim jetësor. Ndonjëherë intuita juaj mund të jetë e gabuar.
Gaforrja
Gaforret këshillohen të jenë të kujdesshëm në marrëdhëniet e dashurisë dhe në ato familjare. Çdo fjalë paksa e ashpër mund të shkaktojë një ortek çmendurie dhe zënkash. Ata nuk hidhen thjesht në përleshje, por këtë muaj do të nxiten. Nëse nuk mund ta përballoni presionin që do të jetë i fortë, mos e mbani të gjithë brenda. Lëshojeni zëron dhe le të bëhet sido që të jetë. Mos harroni, shëndeti dhe psikika janë të parat dhe nuk kanë çmim.
Demi
Demat ndihen sikur po mbajnë një tonelatë në shpinë. Dhe kështu është. Ata janë të fortë dhe mund të durojnë shumë, por kanë nevojë për pushim. Qëndroni të qetë dhe të fortë deri në fund të muajit dhe deri atëherë do të ketë ndryshime në marrëdhëniet e punës, familjes dhe dashurisë. Kafazi juaj po dridhet vërtet, por që nga data 25 gjithçka do të përmirësohet. Jini këmbëngulës dhe të mençur siç jeni. /Telegrafi/