Mbipesha shkakton nivelin e lart të shtypjes së gjakut, diabetin, sëmundjet e zemrës dhe çrregullime tjera.
Prandaj, mbipesha është kërcënim serioz për zemrën, veshkat, mëlçinë e pjesët tjera të trupit tuaj, transmeton Telegrafi.
Pesha normale është thelbësore për një trup dhe mendje të shëndoshë. Nëse dëshironi të zvogëloni peshën e trupit, atëherë kjo pije është zgjidhja e duhur për ju!
Përbërësit:
– Një limon
– 60 gramë majdanoz
– Tri decilitra ujë
Fillimisht, e shtrydhni limonin për të bërë lëngun dhe pastaj e preni majdanozin në pjesë të vogla. I futni përbërësit në një tas dhe e hidhni ujin.
Lëngun e fituar e pini në stomakun e zbrazët për pesë ditë. Pas pesë dite, bëni një pushim prej 10 ditëve. Procedurën e përsëritni, nëse veç është e nevojshme.
Kjo pije e përmirëson metabolizmin dhe procesin e djegies së kalorive, ju furnizon me energji, vitamina, minerale dhe i eliminon toksinat e tepërta nga trupi juaj. /Telegrafi/