Është thuajse e pamundur ta shmangni stresin. Është kudo – në shtëpi, zyre dhe çdo herë që dilni.
Ankthi është problem i zakonshëm këto ditë, dhe disa njerëz edhe kanë probleme me dhimbje koke në përditshmëri, transmeton Telegrafi.
Por, si e trajtoni ankthin? Disa mund të pinë kafe, disa cigare dhe disa verë ose uiski. Këto shprehi mund të jenë zgjidhje e përkohshme, por problemi ende mbetet aty.
A keni menduar ndonjëherë të përdorni vajra esencialë për ta trajtuar problemin?
Vaji i livandës ka mbi 150 përbërës aktivë dhe është antidepresues i shkëlqyeshëm, e gjithashtu edhe agjent antipezmatues dhe qetësues.
Studimet kanë treguar se vaji esencial i livandës bën punë të mrekullueshme për trajtimin e shumë sëmundjeve.
Ai tregon rezultat të mahnitshëm kur përdoret si ilaç për pagjumësi, ankth, stres, dhimbje pas operimit, etj.
Këto janë vetëm disa prej përfitimeve që i sjell vaji esencial i livandës:
– E rritë tolerancën e dhimbjes
– Tregon rezultate të mahnitshme te femrat që vuajnë me depresionin dhe ankthin gjatë marrjes së dializës
– Vaji esencial i livandës e përmirëson disponimin
– E zvogëlon stresin dhe nivelet e ankthit
Prandaj, marrë parasysh këto përfitime, ekspertët ju sugjerojnë ta provoni limonadën e livandës e cila i trajton inflamacionet, dhimbjet e kokës, ankthin dhe depresionin, pagjumësinë, etj.
Përbërësit:
– Mjaltë
– 12 gota ujë
– 1 pikë vaj esencial të livandës
– 6 limonë
Qëroni dhe shtrydhni gjashtë limonit. Përzieni të gjithë përbërësit dhe përshtateni shijen sipas preferencës tuaj. /Telegrafi/