Nga: Roger Waters (kënga “Picture that”, nga albumi “Is This the Life We Really Want?”, 2017)
Përktheu: Besnik Hamiti
Përfytyro veten mbështetur në parmakun e portit
Duke hedhur duçin e cigares së fundit
Përfytyro gishtin tënd duke i rënë ziles së derës
Përfytyro qilimin para dere me kafkë e eshtra kryq
Përfytyro veten në rrugët e Laredos
Përfytyro kasabanë, përfytyro Japoninë
Përfytyro fëmijën tënd me gishtin në këmbëz
Përfytyro protezat e gjymtyrëve në Afganistan
Përfytyro gjykatën pa ligje fare
Përfytyro bordellon pa lavire fare
Përfytyro nevojtoren pa kanalizim fare
Përfytyro liderin pa tru fare
Pa tru fare, pa tru fare
Më ndiq tek filmoj veten në emision
Nga ulësja mu në rreshtin e parë me telefon
Ndiqe Mis Universin tek rrezitet
“Wish You Were Here” në Gjirin Guantanamo
Përfytyro ulësen në aeroplan privat
Përfytyro këmbët tua të gozhduara në dysheme
Përfytyro ekuipazhin krejt të dalur menç
Mos përfytyro dritare, mos përfytyro dyer
I ngjitur për ekrani në shtetin e Nevadës
Të ndiqësh ëndrrën po bëhet zor e më zor
Përytyroje atë tek mbështjell dhuratë dasme
Përytyroje atë tek vlon ujin për çaj
Përytyroji fëmijët tek ngjiten në ulëset e pasme
Përytyroje dorën time tek rrutullon çelësin
Oh, përfytyroje
Përytyroje qenin në kamionetën përpara
Përytyroje drurin përskaj rrugës
Përfytyroji duart e mia tek vazhdimisht ftohen
Ftohen, ftohen
Më përcill pranë lumit në një lëndinë
Më shesin për veshkat, më shesin për mëlçinë
Pse kaq i dobët, kaq nevojtar
Kurrë s’mund të jesh tepër lakmitar