Ka përfunduar xhiro e 9-të në të dyja grupet e Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Pesë duele janë zhvilluar në Grupin A dhe pesë të tjera në Grupin B.
Trepça ’89 ka marrë fitore në udhëtim te Vëllaznimi 0-1, derisa fitore shumë të rëndësishme ka marrë edhe Faruk Statovci me Rilindjën e tij ndaj Lirisë 1-0.
Besa e Pejës ka triumfuar ndaj Mitrovicës me rikthim 2-1, derisa sfida mes Istogut dhe Rahovecit u mbyll baras 1-1.
Sot Drenica ka arritur të fitoj derbin ndaj Trepçës me rezultat 3-2 dhe ka rrëmbyer pozitën e parë në tabelë.
Rezultatet dhe tabela në Grupin A:
Ndërkohë në Grupin B ka vazhduar dominimi nga Prishtina e Re, që ka marrë fitore në derbi ndaj Dinamos së Ferizajt me rezultat 0-2.
Vushtrria ka dështuar të marrë tre pikët përkundër dominimit në Obiliq përballë KEK-ut duke luajtur baras 1-1.
Fitore në udhëtim kanë shënuar edhe Fushë Kosova që ka mposhtur Flamurtarin 1-2, derisa me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Vjosa në udhëtim te Kika.
E derbi i kryeqytetit mes 2 Korrikut dhe Ramiz Sadikut i takoi mysafirëve me rezultat të thellë 0-3.
Rezultatet dhe renditja tabelare në Grupin B:
/Telegrafi/