Site icon Telegrafi

Përfundon xhiro e 11-të në dy grupet e Ligës së Parë: Rezultatet dhe renditja aktuale

Ka përfunduar xhiro e 11-të në dy grupet e Raiffeisen Ligës së Parë, A dhe B.

Padyshim që ndeshja kryesore e xhiros së 11-të është zhvilluar ditën e premte, ku në kuadër të Grupit A janë takuar Drenica dhe Vëllaznimi.

Derbi kuqezi i ka takuar skuadrës nga Skenderaj që ka triumfuar me rezultat 2-0.

Fitore para tifozëve të vet ka shënuar edhe Trepça ’89 që ka triumfuar përballë Rilindjës me rezultat 2-0.

Liria e Prizrenit ka mposhtur Rahovecin 0-1, derisa Mitrovica ka barazuar 2-2 me Istogun dhe Besa e Trepça kanë ndarë pikë pasi kanë luajtur baras 1-1.

Drenica është lider me 25 pikë, i ndjekur nga Vëllaznimi me 22 dhe Trepça me 21 sosh.

Rezultatet dhe renditja tabelare në Grupin A:

Ndeshje interesante janë zhvilluar edhe në Grupin B, ku lideri Prishtina e Re është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Ramiz Sadikun me rezultat të thellë 6-0.

Fitore kanë marrë edhe ndjekësit e kryeqytetasve si Vushtrria që mposhti 0-2 Kikën në udhëtim dhe Dinamo që mori tre pikë të lehta te Vjosa pas fitores 0-3.

Fushë Kosova ka triumfuar ndaj 2 Korrikut me rezultat 1-0 ndërsa KEK-u dhe Flamurtari kanë luajtur baras 0-0.

Prishtina e Re është lider me 28 pikë, i ndjekur nga Vushtrria dhe Dinamo me nga 23 sosh. /Telegrafi/

 

Exit mobile version