Telegrafi

Përfundon votimi në Preshevë

Në Preshevë, Pecincë, Mionicë, Negotinë dhe Kostolac u mbajtën zgjedhjet lokale dhe vendvotimet në këto komuna janë mbyllur në ora 20:00.

Deri në ora 18.00, në Pecincë votuan 64,05 për qind nga gjithsej 15,996 votues; në Mionicë 66,33 për qind nga gjithsej 11,464 votues.

Në Preshevë, deri në ora 15.00, sipas të dhënave zyrtare, kanë votuar 30 për qind të votuesve nga gjithsej mbi 38,000 qytetarë me të drejtë vote.

Në garën për Preshevë kanë marrë pjesë:

– Alternativa për Ndryshim (APN) – Shqiprim Arifi, bartës i listës

– Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) – Ragmi Mustafa, bartës i listës

– Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) – Naser Aziri, bartës i listës

– Lëvizja për Reforma PDSH-Preshevë (LR-PDSH) – Sami Salihu, bartës i listës

– Partia për Veprim Demokratik (PVD) – Ardita Sinani, bartëse e listës

– Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) – Skender Destani, bartës i listës

– Aleksandër Vuçiç – Për Serbinë unike – Branko Trajkoviç, bartës i listës

– Partia Demokratike-dega në Preshevë (PD) – Xhelal Mehmeti, bartës i listës.