Telegrafi

Përfundon turneu i CS:GO me vlerë 333 mijë dollarë

Ka përfunduar turneu Brazy Party, ku fitues doli ekipi Cloud9.

Gjithsej 16 skuadra ishin në garë në turneun Brazy Party, për një grup çmimesh prej 333 mijë dollarësh.

Në finale të turneut u përballen Astralis dhe Cloud9, ku pas një ndeshjeje plot aksion fitues doli ekipi Cloud9 me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Edhe përkundër fitores së ekipit Cloud9, lojtari më i dalluar në ndeshjen finale ishte Benjamin ‘blameF’ Bremer i ekipit Astralis me 55 eliminime.

Si fitues të vendit të parë ata morën me vete çmimin prej 133 mijë dollarësh, ndërsa Astralis në vendin e dytë fituan 70 mijë dollarë. /Telegrafi/