Iniciativa e bamirësisë nga streameri Xhocii përfundoi me sukses pasi u mblodhën afër 1.000 euro, gjatë transmetimit live ditën e djeshme.
Dje (e shtunë) u mbajt stream bamirësie nga Ernest “xhocii” Xhoci, ku për tre orë u grumbulluan afër 1.000 euro, dhe e gjithë shuma do të shkojë për organizatën Islamic Relief Kosova.
Rreth 700 shikues ishin të pranishëm gjatë transmetimit live me lojëra të CS:GO nga Xhoci, si dhe më shumë se 20 persona dhuruan donacione në vlera të ndryshme.
Kjo iniciativë edhe njëherë dëshmon fuqinë e eSports dhe CS:GO, duke na treguar se dita e ditës po vazhdon të ketë rritje të madhe në vendin tonë dhe në botë. /Telegrafi/