Site icon Telegrafi

Përfundon rrugëtimi i përfaqësues së Kosovës në Kampionatin Evropian të CS:GO

Pas tri ndeshjeve të humbura, ekipi XTEAM, i cili përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Evropian të CS:GO, është eliminuar nga gara.

Edhe pse të gjitha ndeshjet e formatit ‘Bo1’ i humbën me rezultat të ngushtë, ekipi nga Kosova ishte shumë afër ta fitonte secilën ndeshje.

Në ndeshjen e parë u përball me ekipin nga Ukraina, të cilën e humbën me rezultat të ngushtë 19-17, në ndeshjen e dytë u mposhtën nga ekipi i Izraelit 16-14, ndërsa në ndeshjen e tretë u mposhtën me rezultat 16-14 nga ekipi i Gjermanisë.

https://twitter.com/xteamrks/status/1534106875012206592

Me këto humbje përfundon rrugëtimi i ekipit nga Kosova në këtë turne dhe për momentin ekipi XTEAM është në finale të turneut CEE Champions, të cilën e zhvillojnë sot (e martë).

Lexo po ashtu XTEAM do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian të CS:GO

/Telegrafi/

Exit mobile version