Telegrafi

Përfundon rrugëtimi i ekipit Bad News Eagles në turneun kualifikues për ESL Pro League

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles kanë pësuar humbje në çerekfinale të turneut kualifikues për ESL Pro League.

Në ndeshjen çerekfinale, Bad News Eagles u përballen me ekipin polak, ORKS.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa në të mirë të ekipit ORKS.

Pas kësaj humbje Bad News Eagles janë eliminuar nga gara, dhe kanë humbur mundësinë për t’u kualifikuar në turneun ESL Pro League Season 18.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e ekipit shqiptar, pas pushimeve të verës së garave në CS:GO. /Telegrafi/