Site icon Telegrafi

Përfundon protesta e nëntë e opozitës në Serbi – kërkohet lirimi i studentëve dhe aktivistëve të arrestuar

Në Beograd ka përfunduar protesta e nëntë radhazi e opozitës e mbledhur rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” dhe qytetarëve.

Protesta, e cila u zhvillua për shkak të parregullsive zgjedhore, kishte nisur para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), nga ku kolona e protestuesve ka shkuar drejt Pallatit të Drejtësisë.

Lexo po ashtu Një sandviç, një biletë dhe një adresë fiktive: Rrëfimi i njerëzve që shkuan nga Bosnja dhe Hercegovina për të votuar në Serbi

Kërkesa kryesore është lirimi i studentëve, rreth 30 prej tyre, të arrestuar pas protestës së zhvilluar të dielën, raporton danas.

Ndryshe, parregullsitë zgjedhore dhe mosreagimi i institucioneve ndaj pretendimeve të opozitës kanë qenë shkak që nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi dhe deputetja e popullit në mbledhjen e kaluar të Kuvendit, Marinika Tepiq, të fillojë grevë urie.

Lexo po ashtu Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë nga protestat në Beograd, gazetari sulmohet nga një burrë – publikohen pamjet

Ajo nuk ka ngrënë për të nëntën ditë dhe është ndjekur nga disa përfaqësues të opozitës që kërkojnë anulimin e zgjedhjeve.

Ndryshe, sonte për herë të parë është mbajtur protestë edhe në Kralevë. /Telegrafi/

Exit mobile version