Hungaria e ka mbyllur me epërsi 1-0 pjesën e parë ndaj Francës në Grupin F në kuadër të Euro 2020.
Pas vetëm 14 minutash lojë, erdhi shansi i parë për Gjelat, derisa Karim Benzema bëri një gjuajtje të plogësht dhe atë e priti pa problem portieri Peter Gulacsi.
Kaluan vetëm tre minuta nga rasti i parë dhe Lucas Digne harkoi te Kylian Mbappe, mirëpo gjuajtja me kokë e sulmuesit nuk ishte e saktë.
Ishte minuta e 31-të kur Mbappe pasoi te Benzema, por edhe ky rast shkoi huq, me topin që kaloi pranë shtyllës vertikale.
Para se të përfundonte pjesa e parë, hungarezët gjuajtën për herë të parë në portë dhe ajo ishte e saktë nga Attila Fiola (45+2′). /Telegrafi/