Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e qytetit mes Man United dhe Man City me epërsinë minimale prej 1-0 të mysafirëve pas golit të shënuar nga Haaland.
Man City rrezikoi që në minutën e tetë përmes Phil Foden, i cili bën një goditje me kokë të cilën e ndali me sukses Andre Onana.
Në minutën e 24-të pasi ekzekutimit të një goditjeje të dënimit, lojtarët e Cityt pretenduan për një penallti.
Fillimisht ndeshja vazhdoi por më pas gjyqtari e ndali atë dhe shkoi në monitorin e VAR-it dhe më pas vendosi për penallti.
HALF-TIME | In front at the break 🙌
🔴 0-1 🔵 #ManCity pic.twitter.com/CAA7d99ybz
— Manchester City (@ManCity) October 29, 2023
Erling Haaland shënoi në minutën e 26-të duke çuar në dhjetë numrin e golave të shënuar këtë sezon në Ligën Premier.
Vendasit patën mundësinë e artë për të barazuar shifrat në minutat shtesë, por goditjen e fuqishme të Hojlund e ndali me shumë vështirësi Ederson.
Në aksionin e fundit të pjesës së parë, Haaland bëri një shkëputje fantastike në ajër duke goditur topin me kokë por Onana bëri një pritje të jashtëzakonshme për t’ia mohuar golin./Telegrafi/