Ka përfunduar pjesa e parë mes Anglisë dhe Senegalit, me Tre Luanët që po fitojnë 2-0 në kuadër të 1/8 së finales në Kampionatin Botëror.
Dy ekipet filluan takimin me kujdes të shtuar, duke ditur cilësitë e njëra tjetrës.
Rasti i parë serioz në ndeshje u zhvillua në minutën e 23-të, kur Ismaila Sarr mposhti portierin Jordan Pickford, por gjuajtja përfundoi jashtë.
Në minutën e 32-të, Boulaye Dia lëshoi një mundësi të artë, derisa Pickford bëri një pritje madhështore.
Gjashtë minuta më vonë, Anglia shënoi golin e parë në këtë takim, më anë të Jordan Henderson.
Për 2-0 u përkujdes Harry Kane (45+3’), për të shkuar në pushimin mes pjesëve me dy gola epërsi.
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë, pasi Senegali do të synojë t’i barazojë shifrat, ndërsa anglezët për të thelluar epërsinë. /Telegrafi/