Site icon Telegrafi

Përfundon para kohe viti 2023 për Marash Kumbullën

Roma ka konfirmuar se mbrojtësi Marash Kumbulla i është nënshtruar me sukses një operacioni për shërimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë.

Qendërmbrojtësi shqiptar 23-vjeçar u detyrua të dilte nga fusha vetëm 15 minuta pas barazimit 1-1 të Giallorossëve me Milanin në fund të prillit.

Roma është jashtëzakonisht e pafat me lëndime dhe ky sezon nuk ka qenë ndryshe, me skuadrën që humbi të huazuarin e Paris Saint-Germain, Georginio Wijnaldum për një këmbë të thyer menjëherë pas mbërritjes së tij verën e kaluar.

Lexo po ashtu Përfundon para kohe sezoni për Marash Kumbullën - mbrojtësi shqiptar ka pësuar lëndim të rëndë kundër Milanit

Siç njoftoi Roma, Kumbulla do të jetë jashtë fushës për disa muaj pasi iu nënshtrua një operacioni sot për të shëruar ligamentin e kryqëzuar të përparmë.

Operacioni u krye në Milano nga doktori Andrea Panzeri, në prani të drejtorit mjekësor të Romës, doktorit Massimo Manara.

Lëndimi mund të shënojë fundin e vitit 2023 për Kumbullan. /Telegrafi/

Exit mobile version