Site icon Telegrafi

Përfundon para kohe sezoni për Etrit Berishën – portieri shqiptar thyen dorën

SPAL e ka humbur në Etrit Berishën shkaku i një lëndimi që ka pësuar në stërvitje.

Në një  njoftim nga klubi i Serie A, konfirmohet se incidenti kishte ndodhur si pasojë e një përplasje aksidentale gjatë seancës së djeshme stërvitore.

Reprezetusi i Shqipërisë kishte bërë fotografimin, që tregoi frakturën që ka pësuar në dorën e djathtë.

Berisha do të ketë një kontroll mjekësor të hënën për të vendosur nëse operacioni do të jetë i domosdoshëm dhe do të llogaritet se sa kohë do të qëndrojë jashtë.

Mund të thuhet se ky sezon ka përfunduar për Etrit Berishën shkaku i këtij lëndimi. /Telegrafi/

Exit mobile version