Site icon Telegrafi

Përfundon para kohe pjesa e parë e sezonit për Hugo Llorisin

Hugo Lloris (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Didier Deschamps ka konfirmuar se kapiteni i Francës, Hugo Lloris e ka përfunduar pjesën e parë të sezonit dhe nuk do të luajë më në vitin 2019.

Portieri i Tottenham Hotspurit e theu dorën në përballjen me Brightonin në fundjavën e kaluar, derisa u detyrua ta lëshonte fushën me frymëmarrje artificiale.

Francezi është duke iu nënshtruar ekzaminimeve të tjera mjekësore dhe deri më tani është bërë e ditur se viti 2019 ka përfunduar për të.

 

Hugo Lloris (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Francës, Deschamps ka thënë se Lloris do të mungojë në përballjet ndaj Islandës dhe Turqisë shkaku i dorës së thyer.

“Ai i ka kaluar testet e tij, Është e vështirë të thuhet se sa do të mungojë. Unë nuk jam ekspert i anatomisë”, ka thënë francezi.

Hugo Lloris (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

“Deri më tani ne jemi të shqetësuar, ai nuk do të jetë me në këto ndeshje dhe për ato të tjerat. Porotokollet do të tregojnë se sa do të marrë kohë shërimi i tij”.

Lexo po ashtu 'Shokohet' Tottenhami: Hugo Lloris thyen dorën

“Ne po flasim për javë, madje edhe muaj. Ai nuk do të rikthehet në fushë në vitin 2019, kjo është e qartë”, ka shtuar më tej Deschamps.

Lloris është kapiten i kombëtares së Francës me të cilën arritën ta fitonin Kupën e Botës, por që nuk do mund t’i mbyll kualifikimet për Euro 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version