Site icon Telegrafi

Përfundon pa gola pjesa e parë mes Ballkanit dhe Hamrunit

Foto: Arkiv

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Ballkanit dhe ekipit maltez Hamrun Spartans, e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Therandasit patën dominim absolut sa i përket posedimit të topit gjatë fraksionit të parë të ndeshjes, por nuk arritën ta gjejnë golin e avantazhit.

Hera e parë kur Ballkani rrezikoi portën e mysafirëve ishte në minutën e 12-të me anë të Arbër Potokut, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Mundësinë më të mirë për gol në këtë pjesë e pati mesfushori Lindon Emërllahu, i cili në minutën e 20-të u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.

Ballkani sërish iu afrua golit, kësaj radhe me anë të Marsel Ismajlgecit i cili në minutën e 22-të e detyroi portierin Bonello që të intervenojë.

Mysafirët në ndërkohë e patën të vështirë të qarkullojnë topin në këtë pjesë të parë, për shkak të presionit të madh që ushtruan lojtarët e Ballkanit.

Një tjetër rast i mirë shënimi për Ballkanin erdhi krejt në fund të pjesës së parë, kur Arbër Potoku me një gjuajtje jashtë zonës iu afrua seriozisht golit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por Ballkani duhet të shtojë edhe më shumë intensitetin për të marrë pikët e plota në ‘Zahir Pajaziti’./Telegrafi/

Exit mobile version