Atletico Madridi dhe Valencia i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 13-të në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 3-3.
Los Cholchoneros e filluan mjaft mirë takimin, duke krijuar raste të mira shënimi.
Mundësia për golin e parë erdhi në minutën e 35-të, kur Angel Correa asistoi për Luis Suarezin, që realizoi për 1-0.
¡APARECIÓ EL PIST⚽LER⚽! 🔫
¡G⚽⚽⚽⚽L @LuisSuarez9! pic.twitter.com/FeEJrkD4we— Atlético de Madrid (@Atleti) November 7, 2021
Në 45 minutat e dytë, Valencia arriti që t’i barazonte shifrat në 1-1 falë një auto-goli nga Stefan Savic (50’).
Por, pas tetë minutash, Antoine Griezmann e riktheu epërsinë e Atleticos, duke vazhduar dominimin në këtë përballje.
🎥🔝 ¡INCREIIIIBLEEEE! ¡QUÉ GOLAZO PARA GUARDAR de @AntoGriezmann! pic.twitter.com/HMRDnK1TFo
— Atlético de Madrid (@Atleti) November 7, 2021
Në minutën e 62-të, Sime Vrsalkjo shënoi për 3-1, që doli të ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Valencia nuk u dorëzuar deri në fund, duke ngushtuar epërsinë e mysafirëve fillimisht për 3-2 me anë të Hugo Duros (90+2).
Kur u mendua se Atletico Madridi po fitonte, vendasit realizuan edhe një herë për 3-3, sërish me anë të Duros në minutën e 90+6.
Pas javës së 13-të, Atletico Madridi ka 23 pikë, pesë më pak se lideri Real Madridi. /Telegrafi/