Site icon Telegrafi

Përfundon java e pastrimit në parkun te Pishat e Gllobarit në Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar se kanë përmbyllur me sukses aktivitetin e pastrimit në parkun te Pishat e Gllobarit.

Në njoftim thuhet se falë përkushtimit të Drejtorive dhe Zyrtarëve të Komunës, nxënësve nga shkollat ShFMU “Naim Frashëri” Gllabar dhe ShFMU “Dëshmorët e Drenicës,” Çikatovë e Vjetër, si dhe ekipit të KRM “Pastrimi,” është arritur të pastrohet kjo hapësirë e rëndësishme, duke larguar një sasi të konsiderueshme mbeturinash.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ka një falënderim të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët që kontribuuan për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Pa bashkëpunimin tuaj, kjo nuk do të ishte e mundur”. Le të vazhdojmë të kujdesemi për Drenasin tonë, sepse vetëm bashkë mund të krijojmë një të ardhme më të ndritur për gjeneratat që vijnë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version