Telegrafi

Përfundon gara për ekipin Bad News Eagles në turneun me vlerë 300.000 dollarë

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles kanë përfunduar garën në turneun BetBoom Playlist Urbanistic, pas humbjes ndaj ekipit forZe.

Ndeshja e zhvillua në formatin ‘Bo3’, ka përfunduar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit forZe.

Me këtë humbje ekipi shqiptar është eliminuar nga turneu, duke përfunduar garën në vendin e 9-12.

Në turneun BetBoom Playlist Urbanistic ishin në garë gjithsej 20 skuadra për një grup çmimesh prej 300.000 dollarësh.

Bad News Eagles kaluan me sukses fazën e grupeve me tri ndeshje të fituara dhe një humbje, por u eliminuan në raundin e parë të Play-Off.

Ekipi shqiptar është duke vazhduar përgatitjet për turneun RMR të Blast Paris Major. /Telegrafi/