Bad News Eagles kanë pësuar humbje nga ekipi portugez SAW, për t’u eliminuar përfundimisht nga gara në turneun ESL Challenger League.
Ekipi portugez u treguan më të mirë se sa ekipi shqiptar në ndeshjen e zhvilluar në formatin ‘Bo3’.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit SAW.
Njëra ndër arsyet kryesor të kësaj humbje ishte mungesa e lojtarit shqiptar SENER1 një pjesë të madhe të mapit të parë, ku u zëvendësua nga trajneri suedez Devilwalk.
Me këtë humbje ka përfunduar gara për ekipin shqiptar Bad News Eagles në vendin e 13-16.
Për momentin ekipi shqiptar janë pjesë e garave të ndryshme, dhe së fundmi janë kualifikuar në Play-Off të turneut me vlerë 300.000 dollarë. /Telegrafi/