Telegrafi

Përfundon gara e ekipit Bad News Eagles në turneun CCT Online Finals 1

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles kanë pësuar humbje ndaj ekipit 9INE në raundin e tretë të ‘Lower Bracket’.

Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ përfundoi me rezultat të pergjithshëm 2-0 me mapa në të mirë të ekipit polak 9INE.

Me këtë humbje bNe janë eliminuar perfundimisht nga gara e turneut me vlerë 200.000 dollarë.

Bad News Eagles kanë perfunduar në vendin e 7-8 në turneun CCT Online Finals 1, duke fituar një cmim prej 5.000 dollarësh.

Për momentin Bad News Eagles renditen në vendin e 20 -të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe nuk janë pjesë e ndonjë turneu tjetër për momentin. /Telegrafi/