Site icon Telegrafi

Përfundon festivali i video lojërave XP GAME FEST

Pas tre ditësh me super turne në katër video lojëra të ndryshme ka përfunduar festivali i video lojërave i organizuar nga XportalEsports me partnerë.

Gjithsej 13.000 euro u shpërndan në festivalin XP GAME FEST, për katër turnet e video lojërave si: CS:GO, Fifa22, Dota2 dhe Tekken7.

Turneu i CS:GO u mbajt në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku pas dy ditësh me super ndeshje, fitues doli ekipi nga Maqedonia, BlueJays, i cili fitoj çmimin prej 5.000 euro, pasi mposhti ekipin shqiptar BLINK në finale.

Në ndeshjen gjysmëfinale të turneut të CS:GO, ndërmjet ekipeve shqiptare BLINK dhe XTEAM, ishte prezent për ta përcjell ndeshjen edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Renditja në turneun e CS:GO:

1.Bluejays – 5000 euro
2.BLINK – 2000 euro
3/4.XTEAM – 500 euro
3/4.Illyrians – 500 euro

Turnet e video-lojërave tjera nuk u mbajtën në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, për shkak të motit të keq, Tekken7 dhe Fifa22 u mbajtën në Premium PlayStation në Prishtinë, ndërsa Dota 2 u mbajt në gaming center Gamers Heaven.

Turneun e Dota fitues doli ekipi VOID, pasi mposhti në finale ekipin BLINK, të cilët fituan çmimin prej 2000 euro.

Kjo është renditja në turneun e Dota 2 :

1.VOID – 2000 euro
2.BLINK – 700 euro
3.Illyrians – 300 euro
4. Troll Team

Turneun në video-lojën Tekken7 e fitoj Gent “thewhitefang” Mehmeti.

Ndërsa në turneun e Fifa22 doli fitues Elias “eliaskrasniqii” Krasniqi.

/Telegrafi/

Exit mobile version