Suedia dhe Zvicra rezervuan një ndeshje mjaftë interesante, por që në fund fitues i nxori suedezët me rezultat 1-0.
Zvicra kishte vendosur që ta fillojë ndeshjen me katër shqiptarë, pasi në fushë ishin kapiteni Valon Behrami, Blerim Xhemiali, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Sudezët e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar në minutën e 9-të me Marcus Berg.
Në minutën e 28-të përsëri Berg kishte rast të mirë, por që Yann Sommer, ndali gjuajtjen e tij.
Rastin më të mirë për Zvicrën e kishte Blerim Xhemaili që gjuajti fortë në minutën e 39-të, por që goditja shkoi mbi portë.
Pjesën e dytë Zvicra e nisi më mirë, duke mbajtur topin dhe duke krijuar raste para porte.
Në kinutë e 61-të ishit një kombinim i bukur me Shaqirit dhe Xhakës, por që gjuajtja e tij bllokohet.
Mintua e 66-të ishte e dhimbshme për Zvicrën. Lojtari më i mirë i Suedisë, Emil Forsberg, gjuan fuqishëm, ndrërsa Akanji ia ndërron anën, për të përfunduar në rrjetë (1-0).
Zvcira pas pranimit të golit tentoi me të gjitha forcat të sulmojë, por pa sukses.
Rastet më të mira i kishte Breel Embolo dhe Seferovic, por nuk kishin fat.
Në fund Zvicra mbeti pa një lojtar, kur Lang u ndëshkua me të kuq.
Suedia kalon në tetë skuadrat më të mira, ndërsa Zvicra përshëndetet nga Kampionati Botëror./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=CgGiXjG7k_g&feature=youtu.be&a