Site icon Telegrafi

Përfundon baras trileri mes Cityt dhe Tottenhamit në derbin e javës në Ligën Premier

Man City vs Tottenham (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Cityt, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola kundrejt një të mysafirëve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 20 minutave lojë dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Kevin de Bruyne.

Tottenhami arriti të kthehet në lojë pas vetëm tre minutave duke barazuar 1-1 me anë të Erik Lamela, i cili shënoi gol të bukur nga distanca, ndërsa Sergio Aguero (35′) shënoi për 2-1 duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Sterling dhe Aguero shënuan për Cityn (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, City përsëri e pati iniciativën dhe dominimin, por Spurs arritën ta befasojnë në rastin e parë dhe të shënojnë golin e barazimit.

Ishte Lucas Moura, i cili shënoi në minutën e 56-të për 2-2 vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua në lojë.

Deri në fund të ndeshjes, City u mundua me të gjitha forcat të shënojë golin e fitores, e gjeti  atë në minutat shtesë me Gabriel Jesus, por u anulua si i parregullt nga VAR-i dhe ndeshja përfundoi baras 2-2.

Moura ia nxori një pikë Tottenhamit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi, Qytetarët e shohin veten në pozitën e tretë me katër pikë, po aq sa ka Tottenhami në vendin e pestë.

Në ndeshjen e radhës, City udhëton te Bournemouth, ndërsa Spurs e presin në shtëpi Neëcastlen. /Telegrafi/

https://twitter.com/blogerbandung/status/1162772343346720768

https://twitter.com/DeBruyneStuff_/status/1162773464773791744

https://twitter.com/everythingfoot0/status/1162783703300497408

 

 

Exit mobile version