Telegrafi

Përfundojnë të gjitha ndeshjet në dy grupet e Ligës së Parë

Futbolli në Ligën e Parë të Kosovës ka vazhduar normalisht përkundër grumbullimit nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Tanimë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 10-të në Grupin A dhe atë B.

Ndeshja kryesore është zhvilluar në Prizren, ku Liria ka ndarë pikët me Istogun duke luajtur baras 1-1.

Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore tejet të thellë 7-0 ndaj Vëllaznimit, ndërsa A&N ka mposhtur lehtësisht 3-0 Vushtrrinë.

Flamurtari i Prishtinës ka ndarë pikët me Vllazninë e Pozhoranit në kryeqytet pasi kanë luajtur pa gola 0-0, ndërsa Dardana ka marrë fitore të madhe në udhëtim te 2 Korriku 0-1.

Më poshtë keni të gjitha rezultatet e javës së 10-të në Ligën e Parë të Kosovës.

GRUPI A

Dukagjini – Vëllaznimi 7-0
Liria – Istogu 1-1
Onix – Malisheva 1-1-
A&N – Vushtrria 3-0
Trepça – Drenasi 1-1

GRUPI B

Flamurtari – Vllaznia 0-0
KEK-u – Ferizaj 2-0
2 Korriku – Dardana 0-1
Vitia – Ulpiana 0-0
Kika – Ramiz Sadiku 1-3

/Telegrafi/