Site icon Telegrafi

Përfundojnë ndeshjet e ditës së parë në turneun IEM Cologne CS:GO

(Foto: HLTV)

Ka përfunduar dita e parë e fazës së grupeve në turneun IEM Cologne, ku 16 ekipet më të mira të botës po garojnë për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë.

Ekipi i Movistar Riders ka befasuar ekipin G2 duke i mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, dhe duke vazhduar kështu formën e tyre të mirë nga faza ‘Play-In’.

Ndërsa ekipi MOUZ i bëri mjaft probleme ekipit Na’Vi, duke e dërguar ndeshjen në tre mapa, por në fund fitues doli ekipi ukrainas në krye me lojtarin më të mirë në botë s1mple.

(Foto: HLTV)

Befasia tjetër në fazën e grupeve ishte ndeshja Vitality ndaj ENCE, të cilën ekipi Vitality e fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Nesër (e premte) do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të raundit të parë, ndërsa më vonë do të zhvillohen ndeshjet e raundit të dytë.


Më poshtë i gjeni rezultatet nga dita e parë e turneut IEM Cologne:

Na’Vi 2 – 1 MOUZ
NIP 2 – 0 Heroic
G2 0 – 2 Movistar Riders
ENCE 1 – 2 Vitality
Liquid 1 – 2 Spirit


/Telegrafi/

Exit mobile version