Në Palestrën Sportive “Hysni Jetullahu” janë zhvilluar me sukses garat e hendbollit për shkollat fillore dhe të mesme, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor.
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 30 shkolla fillore të mesme të ulëta (SHFMU) dhe 2 shkolla të mesme të larta (SHML), duke sjellë një garë të fortë dhe emocionuese.
Fituesit në kategorinë e SHFMU-ve
Vajzat:
Vendi i Parë – ShFMU “Xheladin Gashi-Plaku”, Komoran
Vendi i Dytë – ShFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik
Vendi i Tretë – ShFMU “Dëshmorët e Qëndresës II”, Tërstenik II
Lojtarja më e mirë e garës – Sitronela Bogiqi (ShFMU “Xheladin Gashi-Plaku”, Komoran)
Mësimdhënësi më i suksesshëm – Jeton Bogaj (ShFMU “Xheladin Gashi-Plaku”, Komoran)
Djemtë:
Vendi i Parë – ShFMU “Rasim Kiçina”, Drenas
Vendi i Dytë – ShFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik
Vendi i Tretë – ShFMU “Dëshmorët e Qëndresës II”, Tërstenik II
Lojtari më i mirë i garës – Amir Hasani (ShFMU “Rasim Kiçina”, Drenas)
Mësimdhënësi më i suksesshëm – Ylber Qorri (ShFMU “Rasim Kiçina”, Drenas)
Fituesit në kategorinë e SHML-ve
Vajzat:
Vendi i Parë – ShML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas
Vendi i Dytë – ShML “Fehmi Lladrovci”, Drenas
Lojtarja më e mirë e garës – Olta Krasniqi (ShML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas)
Mësimdhënësi më i suksesshëm – Fidan Ramadani (ShML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas)
Djemtë:
Vendi i Parë – ShML “Fehmi Lladrovci”, Drenas
Vendi i Dytë – ShML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas
Lojtari më i mirë i garës – Labinot Mehmeti (ShML “Fehmi Lladrovci”, Drenas)
Mësimdhënësi më i suksesshëm – Gazmend Heta (ShML “Fehmi Lladrovci”, Drenas)
Për të gjithë fituesit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ndau medalje, kupa dhe mirënjohje, duke vlerësuar përkushtimin e të rinjve në sport dhe promovimin e aktiviteteve shkollore.