Site icon Telegrafi

Përfundimisht e refuzon Kosovën, Januzaj ftohet nga kombëtarja belge (Foto)

Kosova më nuk ka shpresa se do ta ketë në radhët e veta mesfushorin Adnan Januzajn.

Ky i fundit është ftuar nga kombëtarja belge, pas një mungese dyvjeçare.

Lajmi është zyrtarizuar nga Federata e Futbollit të Belgjikës, ku shqiptari do të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme miqësore.

Futbollisti i real Sociedadit është përfolur së fundi se mund t’i bashkëngjitet Kosovës, pasi që është lojtari i vetëm që ka luajtur për një kombëtare para pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të futbollit dhe kishte të drejtë të luante për përfaqësuesen tonë.

Januzaj është shprehur tejet i lumtur me rikthimin në kombëtaren belge, duke publikuar edhe një fotografi në rrjetet sociale.

“Sërish me Belgjikën”, ka shkruar futbollisti në llogarinë personale të Facebookut.

Ndryshe, ish-mesfushori i Manchester United, Januzaj po tregon paraqitje të mira në La Liga me Sociedadin. /Telegrafi/

Exit mobile version