Telegrafi

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Tajvan – humbin jetën 25 persona

Një zjarr që përfshiu një ndërtesë banimi në Tajvanin jugor ka lënë të vdekur 25 persona dhe disa të tjerë të lënduar.

Sipas AP News, përcjell Telegrafi, ndërtesa 13-katëshe u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të së enjtes, thanë zyrtarët e departamentit të zjarrfikësve në qytetin Kaohsiung.

Zyrtarët kanë deklaruar se 55 persona ishin dërguar në spital, përfshirë 14 persona që nuk treguan shenja jete. Në Tajvan, konfirmimi zyrtar i një vdekjeje mund të bëhet vetëm në spital.

Të paktën 11 persona të gjetur në vendngjarje u dërguan menjëherë në morg, thanë autoritetet.

Zjarrfikësit ene nuk e kanë konfirmuar burimin e këtij zjarri, megjithatë dëshmitarët thanë për mediet lokale se ata kishin dëgjuar zhurmën e një shpërthimi rreth orës 3 të mëngjesit. /Telegrafi/