Telegrafi

Përforcohet Vëllaznimi

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Facebookut, klubi i Vëllaznimit ka njoftuar opinionin me përforcimin më të ri.

Bëhet fjalë për Kushtrim Gashin, i cili sezonin e fundit e kaloi tek skuadra e Istogut. Marrëveshja me Gashin është arritur sot, kurse ai do t’i bashkangjitet stërvitjeve që nga dita e nesërme.

Ky është përforcimi i tretë i gjakovarëve këtë merkato. Më herët ata angazhuan në radhët e veta portierin Altik Muhaxhiri dhe sulmuesin Nikollë Dushi, ndërsa janë paralajmëruar edhe përforcime të tjera, me qëllimin e vetëm rikthimin në Superligë.